Skip to main content

FC16P3

Submitted by ferragi on

Zyrtari përgjegjës mund t'i ofrojë fëmijës dhe/ose përfaqësuesit informacion rreth kësaj ndihme që është në dispozicion.

FC16P2

Submitted by ferragi on

Zyrtari përgjegjës mund t'i ofrojë fëmijës dhe/ose të rriturit shoqërues informacion rreth kësaj ndihme që është në dispozicion.

FC16P1

Submitted by ferragi on

Nga aktorë të tjerë, si psh organizatat joqeveritare, grupet e bamirësisë ose të komunitetit, mund të ofrohet ndihmë shtesë. 

FC15P3

Submitted by ferragi on

Në sistemin kombëtar mund të caktohen plane specifike për ndihmë ligjore për fëmijët e pashoqëruar. Nëse kjo kryhet, zyrtari përgjegjës duhet të sigurohet që fëmija mund të referohet te kjo ndihmë ligjore. Referojuni praktikës kombëtare.

FC15P2

Submitted by ferragi on

Në sistemin kombëtar mund të caktohen plane specifike për ndihmë ligjore për fëmijët, përfshirë fëmijët e shoqëruar. Nëse kjo kryhet, zyrtari përgjegjës duhet të sigurohet që fëmija mund të përfitojë realisht nga kjo ndihmë ligjore.  Referojuni praktikës kombëtare. 

FC15P1

Submitted by ferragi on

Sipas praktikës kombëtare, zyrtari përgjegjës mund të duhet që ta referojë aplikantin për ndihmë ligjore falas.

FC14P9

Submitted by ferragi on

Shërbimet e ndihmës mund të disponohen për personat me çrregullime mendore, në përputhje me praktikën kombëtare. Këto mund të ofrohen për shembull, nëpërmjet punonjësve të specializuar të shëndetit mendor dhe/ose në bashkëpunim me shërbimet e specializuara të jashtme të shëndetit (mendor). 

FC14P8

Submitted by ferragi on

Shërbimet mund të disponohen për personat me sëmundje të rënda, në përputhje me praktikën kombëtare. Këto mund të përfshijnë për shembull, spitale, qendra shëndetësore, qendra mjekësore rajonale, farmaci, njësi të specializuara që ofrojnë ndihmë, përfshirë ndihmën psikologjike dhe trajtimin, etj.

FC14P7

Submitted by ferragi on

Shërbimet e ndihmës mund të disponohen për viktimat e trafikimit, në përputhje me praktikën kombëtare. Aty ku ka tregues të trafikimit, individi duhet t'i referohet autoritetit kompetent nëpërmjet mekanizmit kombëtar të referimit.  Megjithatë, mund të ketë shërbime mbështetëse shtesë, si psh shërbimet e ndihmës psikologjike, tek të cilat mund të referohen ose të drejtohen viktimat. 

FC14P6

Submitted by ferragi on

Shërbimet e ndihmës mund të disponohen për prindërit e vetëm, në përputhje me praktikën kombëtare. Këto mund të përfshijnë për shembull, programe specifike për prindërit e vetëm dhe kurse prindërimi, si edhe kujdes për fëmijët pas orarit shkollor ose kujdes gjatë ditës, kur aplikantit i duhet të marrë pjesë në një intervistë dhe nuk mund ta marrë me vete fëmijën.