IA16P1
Intervistat me aplikantit me këto nevoja të veçanta mund të jenë veçanërisht të vështira për zyrtarin përgjegjës, për shkak të ndjeshmërisë së situatës së aplikantit.
Intervistat me aplikantit me këto nevoja të veçanta mund të jenë veçanërisht të vështira për zyrtarin përgjegjës, për shkak të ndjeshmërisë së situatës së aplikantit.
Zyrtari përgjegjës mund të përcaktojë më tej me përkthyesin shkallën e terminologjisë që përdoret në gjuhën e individit për të përshkruar përkufizimet e LGBTI.
Nëse zyrtari përgjegjës e sheh të përshtatshme dhe nëse është e mundur në përputhje me praktikën kombëtare, ai/ajo duhet ta informojnë përkthyesin paraprakisht në lidhje me nevojat e veçanta të aplikantit.
Nëse është e mundur në përputhje me praktikën kombëtare, merrni në konsideratë gjininë e aplikantit dhe preferencat e tij/saj kur të caktoni një përkthyes.
Duhet të shmangen mjediset që do t'i kujtonin personit torturën. Në dhomë duhet të merren në konsideratë ndriçimi dhe mobiljet.
Rezervoni një dhomë në katin përdhes ose pranë ashensorëve dhe banjave, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nëse mundet, dhoma duhet të arredohet sipas moshës së fëmijës.
Planifikoni një dhomë të përshtatshme për intervistën: Mjedisi ku kryhet intervista ka ndikim në rezultatin e intervistës. Synimi është që të ofrohet një vend komod, që e ndihmon aplikantin të ndjehet i lirshëm gjatë intervistës. Dhoma duhet të jetë private dhe të mos ketë ndërhyrje.
Planifikoni një hapësirë pritjeje të përshtatshme për fëmijën: Nëse fëmija do të kalojë kohë duke pritur për intervistën e tij/saj, duhet të sigurohet që mjedisi i hapësirës së pritjes të jetë i përshtatshëm për nevojat e fëmijës.
Planifikoni një hapësirë pritjeje të përshtatshme për fëmijën: Nëse fëmija do të kalojë kohë duke pritur për intervistën e tij/saj ose gjatë intervistës së të rriturit shoqërues, duhet të sigurohet që mjedisi i hapësirës së pritjes të jetë i përshtatshëm për nevojat e fëmijës.