Gjymtimit gjenital femëror (FGM)
të moshuarit
Përkufizimi për “të moshuarit” varion në shtetet anëtare dhe në përgjithësi lidhet me moshën kronologjike. Është praktikë e mirë që të konsiderohet koncepti i moshës së vjetër në lidhje me rrethanat nga të cilat vjen aplikuesi.
Çrregullime të stresit ekstrem, nese nuk jane percaktuar ndryshe (DESNOS)
aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuara përfshijnë ata që kanë të meta afatgjata fizike, mendore, intelektuale apo shqisore, të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të efektshme në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët.
Në bazë të Nenit 1 e të Konventës mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
ndalim
ndalimi i një kërkuesi nga ana e një Shteti Anëtar në një vend të caktuar, ku kërkuesi është i privuar nga liria e tij/saj të lëvizjes;
Në bazë të nenit 2 (h) të DP-së së modifikuar.
konfidencialiteti (parimi)
Konfidencialiteti i referohet trajtimit te informacionit. Kur informacioni mbahet në mirëbesim dhe, për këtë arsye, është konfidencial, ai mund të ndahet vetëm me organizata të autorizuara dhe në qoftë se lejohet nga legjislacioni kombëtar. Informacioni që mund të ndahet me të tjerët kufizohet në informacion e nevojshëm që ato palë të kryejnë detyrat e veta. Nëse ligji nuk e lejon, mbajtësi i informacionit do të jetë në detyrë të marrë pëlqimin e individit që të ndajë këtë informacion me një organizatë tjetër (p.sh. informacioni personal që ndahet me një avokat, mjek, psikolog etj.
fëmijë
shtetas i një vendi të tretë ose person pa shtetësi nën moshën 18 vjeç.
Termi përdoret si ekuivalent i fjalës "i mitur".
biseksual
Percaktimi i moshës
Percaktimi i moshës është procesi, me të cilin autoritetet kërkojnë të përcaktojnë moshën kronologjike ose intervalin e moshës, ose të përcaktojnë nëse një individ është i rritur apo fëmijë. Vlerësimi duhet kryer në një mënyrë shkencore, të sigurt, të drejtë dhe të ndjeshme ndaj çështjeve të fëmijëve dhe gjinisë, duke shmangur çdo rrezik të shkeljes së integritetit fizik të fëmijës dhe duke respektuar dinjitetin e njeriut. Vlerësimi i moshës duhet të përdoret vetëm kur ekzistojnë arsye për të dyshuar seriozisht për moshën e një individi.