Neni 60(3) i Konventës së Stambollit
Kërkesat e azilit në bazë gjinie
Neni 31(7)(b) i APD-së së modifikuar
Procedura e ekzaminimit
Neni 29(1) i RCD-së së modifikuar
Personeli dhe burimet
1. Shtetet Anëtare do të marrin masat e duhura për të siguruar që autoritetet dhe organizatat e tjera që zbatojnë këtë Direktivë kanë marrë trajnimin bazë të nevojshëm lidhur me nevojat e kërkuesve meshkujt dhe gratë.
Neni 25(5) i APD-së së modifikuar
Garancitë për të miturit e pashoqëruar
Neni 25(4) i APD-së së modifikuar
Garancitë për të miturit e pashoqëruar
4. të miturive të pashoqëruar dhe përfaqësuesve të tyre do t'u ofrohet informacion ligjor dhe procedural pa pagesë, ashtu siç parashikohet në Nenin 19, edhe në kohën e procedurës për tërheqjen e mbrojtjes ndërkombëtare të parashikuar në Kreun IV.
Neni 25(1)(b) i APD-së së modifikuar
Garancitë për të miturit e pashoqëruar
1. Lidhur me të gjitha procedurat e parashikuara në këtë Direktivë dhe pa cenuar dispozitat e Neneve 14--17, Shtetet Anëtare:...
Neni 25 i RCD-së së modifikuar
Viktimat e torturës dhe dhunës
Neni 25 i APD-së së modifikuar
Garancitë për të miturit e pashoqëruar
Neni 24(3) i APD-së së modifikuar
Kërkuesit që kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale
3. Shtetet Anëtare do të sigurojnë se, në qoftë se kërkuesit janë identifikuar si kërkues me nevojë për garanci procedurale të veçanta, ata do të gëzojnë mbështetje të përshtatshme, për të mundësuar që ata të përfitojnë nga të drejtat dhe të plotësojnë detyrimet e parashikuara në këtë Direktivë gjatë tërë procedurës së azilit.
Neni 24(4) i RCD-së së modifikuar
Të miturit e pashoqëruar
4. Ata që punojnë me të mitur të pashoqëruar duhet të kenë kaluar trajnime të përshtatshme dhe të vazhdojnë të trajnohen për nevojat e tyre. Ata duhet të respektojnë rregullat e konfidencialitetit të parashikuara në legjislacionin kombëtar lidhur me ndonjë informacion që ata kanë marrë gjatë punës së tyre.