RS9P1
Do të kryhet një vlerësim i thelluar i nevojave të pranimit (pra akomodimi, arsimimi, kujdesi për fëmijën, mbështetja, ndihma etj), duke marrë në konsideratë interesat më të mira për fëmijën dhe pikëpamjet e fëmijës.
RS8P1
Zyrtari përgjegjës duhet t'i ofrojë informacionin përkatës përfaqësuesit, përfshi informacion rreth të drejtave dhe detyrimeve të fëmijës.
RS7P2
Nëse nevojitet, zyrtari përgjegjës mund të ofrojë informacion edhe mbi gjymtimin e gjenitaleve femërore dhe parandalimin e tij.
RS7P1
Në varësi të moshës dhe pjekurisë së fëmijës, informacioni mund t'i ofrohet të rriturit shoqërues.
RS6P1
Në lidhje me shtatzaninë, ekziston mundësia që anëtarët e tjerë të familjes ose personat e tjerë që kanë lidhje me aplikantin, mund të mos jenë në dijeni për shtatzëninë. Në rast se informacioni që lidhet me shtatzaninë duhet të ndahet me palët e tjera, përfshirë anëtarët e familjes, zyrtari përgjegjës duhet të kërkojë miratimin e njoftuar të aplikantit.
RS5P1
Në rastin e aplikantve me aftësi të kufizuara, zyrtari përgjegjës mund të duhet të ndërmarrë masa praktike të ndryshme për të siguruar komunikimin me aplikantin (psh përkthyes në gjuhën e shenjave, printim me shkronja të mëdha për materialet e shkruara). Për aplikantët me paaftësi intelektuale, në varësi të shkallës së paaftësisë, zyrtari përgjegjës duhet të përdorë gjuhë të përshtatur, përsëritje ose mund t'i nevojitet t'i kushtojë më shumë kohë.
RS4P3
Përfaqësuesi mund të përfshihet për ofrimin e informacionit tek fëmija.
RS4P2
Sipas praktikës kombëtare, mund të ketë fletushka informacioni ose materiale të tjera (libra me vizatime, materiale video etj). Zyrtari përgjegjës duhet të sigurohet që gjuha i përshtatet moshës dhe pjekurisë së fëmijës.
RS4P1
Duke marrë parasysh rrethanat individuale, përfshi moshën dhe pjekurinë e fëmijës, zyrtari përgjegjës duhet të ofrojë informacion rreth të drejtave dhe detyrimeve të fëmijës.