Skip to main content

RS3P2

Submitted by ferragi on

Disa aplikantë, në varësi të llojit të çrregullimit mendor, mund të kenë nevojë për ndihmë për të ushtruar kapacitetin e tyre ligjor. Në varësi të praktikës kombëtare, aplikantit mund t'i duhet që të ketë një përfaqësues në procedurën e azilit. Sigurohuni që të jenë marrë masat përkatëse përpara se të vazhdoni me hapat vijues të procedurës.

RS3P1

Submitted by ferragi on

Personat me paaftësi intelektuale mund të kenë nevojë për ndihmë, në mënyrë që të ushtrojnë kapacitetin e tyre ligjor. Në varësi të shkallës së paaftësisë intelektuale, aplikantit mund t'i duhet të përfaqësohet në procedurën e azilit. Sigurohuni që të jenë marrë masat përkatëse përpara se të vazhdoni me hapat vijues të procedurës.

RS2P1

Submitted by ferragi on

Caktimi i një përfaqësuesi të kualifikuar bëhet për t'u siguruar që interesi më i mirë i fëmijës është marrë në konsideratë dhe është përfaqësuar plotësisht gjatë gjithë procedurës. Përfaqësuesi duhet të sigurohet që nevojat ligjore, sociale, mjekësore dhe psikologjike të fëmijës të merren në konsideratë në mënyrën e duhur nëpërmjet procedurës së azilit dhe derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për fëmijën. 

RS25P4

Submitted by ferragi on

Zyrtarët përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare duhet të njoftohen për treguesit përkatës ose nevojat e veçanta të identifikuara, në mënyrë që t'i marrin parasysh në aspektin e sigurimit që të jenë dhënë garancitë e veçanta procedurale gjatë procedurës së azilit.

RS25P3

Submitted by ferragi on

Grupet e tjera të interesit, të përfshira në pranimin dhe akomodimin e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare dhe ata përgjegjës për vlerësimin dhe veprimin sipas nevojave të tyre duhet të marrin informacion rreth çdo treguesi të nevojave të veçanta, në mënyrë që të sigurohen që nevojat e tyre po plotësohen. 

RS25P2

Submitted by ferragi on

Në përputhje me praktikën kombëtare, këta tregues duhet t'u komunikohen grupeve të tjera përkatëse të interesit. 

RS25P1

Submitted by ferragi on

Regjistrimi i treguesve është i rëndësishëm për t'u siguruar që nevojat e veçanta janë plotësuar gjatë gjithë procedurës, si në lidhje me ndihmën e pranimit, ashtu dhe me garancitë procedurale. Në këtë fazë, zyrtari përgjegjës duhet të jetë në gjendje të mbledhë evidencën dhe të regjistrojë treguesit e nevojave të veçanta të ndryshme.

RS24P2

Submitted by ferragi on

Në rastin e grave shtatzanë, mund të ketë komplikacione gjatë shtatzanisë, që sjellin si rezultat kujdes të mëtejshëm mjekësor dhe/ose nevojën për regjim shtrati, gjë e cila mund të ndikojë në aftësinë e aplikantit për t'u përfshirë në procedurën e azilit. 

RS24P1

Submitted by ferragi on

Është e rëndësishme që të kryhet një monitorim i rregullt i nevojave të aplikantit, për t'u siguruar që ato po trajtohen siç duhet, sepse mund të ndryshojnë gjatë ecurisë së procedurës (Neni 22(1) RCD i rishikuar).