RS20P3
Mund të ofrohet ndihmë shtesë nga autoritete të tjera dhe nga grupet e tjera përkatëse të interesit, në përputhje me praktikën kombëtare.
Mund të ofrohet ndihmë shtesë nga autoritete të tjera dhe nga grupet e tjera përkatëse të interesit, në përputhje me praktikën kombëtare.
Mundësohen shërbimet mbështetëse për fëmijët, në përputhje me praktikën kombëtare. Këto mund të përfshijnë për shembull, shërbimet sociale të specializuara për fëmijët, kujdesin për fëmijët, programet specifike për fëmijët, mjediset e kujdesit për të rinjtë, etj. Fëmija dhe/ose përfaqësuesi duhet t'u drejtohen shërbimeve mbështetëse përkatëse, nëse këto janë në dispozicion.
Personi mund të përjetojë vështirësi për pranimin e identitetit të tij/saj, si dhe për përballimin e izolimit nga anëtarët e familjes ose komuniteti dhe mund të ketë nevojë për ndihmën e duhur psikosociale.
Siguroni akses ose referim për shërbimet e ndihmës së përshtatshme psikosociale, në përputhje me praktikën kombëtare.
Ndihma psikosociale e nevojshme duhet të jetë e disponueshme dhe e aksesueshme brenda vendit të akomodimit ose pranë tij. Mund të nevojitet që aplikanti të referohet tek një psikolog, terapist, punonjës social, etj.
Mundësohen shërbimet mbështetëse për fëmijët, në përputhje me praktikën kombëtare. Këto mund të përfshijnë për shembull, shërbimet sociale të specializuara për fëmijët, kujdesin për fëmijët, programet specifike për fëmijët, etj. Fëmija dhe/ose i rrituri shoqërues duhet t'u drejtohen shërbimeve mbështetëse përkatëse, nëse këto vihen në dispozicion.
Aty ku vlerësimi fillestar i rrezikut tregon probleme sigurie në lidhje me kushtet e personit ose efektet e trajtimit, duhet të kryhen veprimet e nevojshme parandaluese për të garantuar sigurinë e personit dhe të tjerëve.
Mund të nevojitet që të merret në konsideratë siguria e aplikantit, psh monitorimi i pajtueshmërisë me trajtimin dhe mjekimin.
Trafikantët mund të provojnë që të rivendosin kontroll mbi personat që kanë trafikuar. Proceset që kryhen duhet të synojnë minimizimin e këtij rreziku. Në disa situata, mund të nevojitet të kontaktohen autoritetet e zbatimit të ligjit.
Zyrtari përgjegjës duhet t'i kërkojë fëmijës në një mënyrë të përshtatshme për të, që të japë informacion të vlefshëm për familjen e tij/saj. Qëllimi dhe procesi i gjurmimit të familjes duhet t'i shpjegohet fëmijës dhe fëmija duhet të jetë i lirë që të shprehë pikëpamjet e tij/saj për këtë çështje. Pikëpamjet e fëmijës do të merren në konsideratë, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij/saj. Konsiderata kryesore për të vlerësuar nëse duhet të fillojnë apo jo procedurat e gjurmimit të familjes duhet të jetë siguria e fëmijës.