RS14P18
Kujdesi mjekësor mendor i nevojshëm duhet të jetë i disponueshëm dhe i aksesueshëm brenda vendit të akomodimit ose pranë tij. Në disa raste mund të nevojitet referimi tek një shërbim psikiatrik.
Kujdesi mjekësor mendor i nevojshëm duhet të jetë i disponueshëm dhe i aksesueshëm brenda vendit të akomodimit ose pranë tij. Në disa raste mund të nevojitet referimi tek një shërbim psikiatrik.
Për t'u siguruar që nevojat e akomodimit janë plotësuar, duke marrë parasysh rrethanat personale të tij/saj dhe veçanërisht vlerësimet për sigurinë, atij/asaj duhet t'i ofrohet akomodimi i duhur. Ky mund të jetë akomodimi për aplikantët për ndihmë ndërkombëtare ose një akomodim i specializuar për viktimat e trafikut njerëzor. Referojuni praktikës kombëtare.
Akomodimi duhet të jetë i përshtatshëm, duke marrë në konsideratë nevojat individuale të prindit të vetëm, për shembull ofrimin e kujdesit për fëmijën dhe afërsinë me të, afërsinë me shkollën dhe transportin, mjediset e gatimit/ngrohjes, etj, si edhe nevojat e fëmijës së tij/saj. Aty ku mundet, prindërit e vetëm me fëmijë të mitur nuk duhet të strehohen me të rritur të panjohur, për qëllime sigurie.
Kur të planifikoni akomodimin, është shumë e rëndësishme që t'i komunikoni ofruesit të akomodimit informacion të mjaftueshëm, me qëllim që ata të kenë mundësi të kryejnë rregullimet e nevojshme. Duhet komunikuar faza e shtatzanisë, sepse për shembull ajo mund të ndikojë në caktimin e akomodimit. Niveli i informacionit të dhënë duhet të justifikohet dhe t'i përshtatet praktikës kombëtare.
Është praktikë më e mirë që një grua shtatzanë të dërgohet shpejtë, me qëllim që në vendin e dërgimit të ngrihet një pikë kujdesi maternal.
Nëse aplikanti është i shoqëruar nga një i afërm i rritur (që kërkon azil), i cili e ndihmon atë (person ndihmës), Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë sa më shumë që të jetë e mundur që ata të akomodohen bashkë (Neni 18(5) RCD i rishikuar).
Në varësi të praktikës kombëtare, kujdesi përpara lindjes dhe shërbimi maternal duhet të jenë në largësi të arsyeshme nga akomodimi që ofrohet.
Mund të jetë e përshtatshme të merrni në konsideratë afërsinë me shërbimet mjekësore ose shërbimet e tjera mbështetëse.
Kur vendoset për planet e strehimit, duhet të merren parasysh saktë parimet e interesave më të mira për fëmijën dhe uniteti i familjes (Shpjegimi 22 RCD i rishikuar dhe Neni 9 RCD i rishikuar).
Aty ku mundet, duhet të ndiqet mekanizmi kombëtar i referimit dhe udhëzuesi/praktika kombëtare.