Skip to main content

LA26P4

Submitted by ferragi on

Në varësi të praktikës kombëtare, kujdesi përpara lindjes dhe shërbimi maternal duhet të jenë në largësi të arsyeshme nga akomodimi që ofrohet.  Gjithashtu, në fazat e mëvonshme të shtatzanisë dhe/ose kur është vendosur kujdesi nga shërbimet maternale, aplikanti duhet të vazhdojë të banojë në atë zonë sa më gjatë të jetë e mundur dhe t'i marrë shërbimet aktuale maternale dhe shërbimet e tjera mbështetëse që i nevojiten.  

LA26P2

Submitted by ferragi on

Për udhëzime të mëtejshme, referojuni seksionit "Ndihma e pranimit" dhe praktikës kombëtare.

LA25P5

Submitted by ferragi on

Për të vlerësuar nëse gjurmimi i familjes është në interesin më të mirë të fëmijës, duhet të merren dhe të konsiderohen pikëpamjet e fëmijës, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij/saj. Konsiderata kryesore për të vlerësuar nëse duhet të fillojnë apo jo procedurat e gjurmimit të familjes duhet të jetë siguria e fëmijës.

LA25P4

Submitted by ferragi on

Zyrtari përgjegjës duhet t'i kërkojë fëmijës në një mënyrë të përshtatshme për të, që të japë informacion të vlefshëm për familjen e tij/saj. Qëllimi dhe procesi i gjurmimit të familjes duhet t'i shpjegohet fëmijës dhe fëmija duhet të jetë i lirë që të shprehë pikëpamjet e tij/saj për këtë çështje.  

LA25P3

Submitted by ferragi on

Shtetet Anëtare do të fillojnë të gjurmojnë anëtarët e familjes së të miturit të pashoqëruar atëherë kur nevojitet, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare ose të tjera relevante sa më shpejt që të mundet pasi të bëhet aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare, ndërkohë që mbrohen interesat e tij/saj më të mira.

LA25P2

Submitted by ferragi on

Duhet të fillojë gjurmimi i anëtarëve të familjes së fëmijës nëse fëmija nuk është i shoqëruar nga një ose të dy prindërit e tij/saj dhe nëse gjurmimi vlerësohet se është në interesin më të mirë të fëmijës. 

LA24P1

Submitted by ferragi on

Procedurat e kufirit dhe ato të shpejtuara nuk do të zbatohen, përveç rastit kur mund të ofrohet ndihmë e përshtatshme në lidhje me nevojat e veçanta të aplikantit, brenda këtyre procedurave (Neni 24(3) APD i rishikuar).