Skip to main content

RS12P1

Submitted by ferragi on

Meqenëse vetë fëmijët janë delikatë si natyrë, është shumë e rëndësishme që zyrtari përgjegjës të jetë veçanërisht i kujdesshëm për çdo tregues shtesë të nevojave të veçanta.

RS10P1

Submitted by ferragi on

Zyrtari përgjegjës që merret me fëmijën duhet të vlerësojë interesin më të mirë të fëmijës gjatë gjithë procesit.

LA9P3

Submitted by ferragi on

Disa aplikantë, në varësi të llojit të çrregullimit mendor, mund të kenë nevojë për ndihmë për të ushtruar kapacitetin e tyre ligjor. 

LA9P2

Submitted by ferragi on

Në varësi të shkallës së paaftësisë intelektuale, aplikantit mund t'i duhet të përfaqësohet në procedurën e azilit. Sigurohuni që të jenë marrë masat përkatëse përpara se të vazhdoni me hapat vijues të procedurës.

LA9P1

Submitted by ferragi on

Personat me paaftësi intelektuale mund të kenë nevojë për ndihmë, në mënyrë që të ushtrojnë kapacitetin e tyre ligjor. 

LA8P1

Submitted by ferragi on

Caktimi i një përfaqësuesi të kualifikuar bëhet për t'u siguruar që interesi më i mirë i fëmijës është marrë në konsideratë dhe është përfaqësuar plotësisht gjatë gjithë procedurës. Përfaqësuesi duhet të sigurohet që nevojat ligjore, sociale, mjekësore dhe psikologjike të fëmijës të merren në konsideratë në mënyrën e duhur gjatë gjithë procedurës së azilit dhe derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për fëmijën. 

LA7P1

Submitted by ferragi on

Në varësi të moshës dhe pjekurisë së fëmijës, informacioni mund t'i ofrohet të rriturit shoqërues. Zyrtari përgjegjës duhet të ofrojë informacion rreth procedurës së azilit dhe të drejtave dhe detyrimeve të aplikantit.

LA6P4

Submitted by ferragi on

Informacioni duhet të ofrohet në mënyrë të përshtatshme me gjininë dhe kulturën.

LA6P3

Submitted by ferragi on

Në rastin e aplikantëve me çrregullime mendore, zyrtari përgjegjës mund të hartojë plane praktike të ndryshme për të siguruar komunikimin me aplikantin. Në varësi të llojit të çrregullimit mendor dhe shkallës së tij, zyrtari përgjegjës duhet të përdorë gjuhë të përshtatur, të bëjë përsëritje, të kushtojë më shumë kohë, etj.