Skip to main content

RS19P3

Submitted by ferragi on

Shtetet Anëtare do të fillojnë të gjurmojnë anëtarët e familjes së të miturit të pashoqëruar atëherë kur nevojitet, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare ose të tjera të ngjashme sa më shpejt që të mundet pasi të bëhet aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare, ndërkohë që mbrohen interesat e tij/saj më të mira.

RS19P2

Submitted by ferragi on

Duhet të fillojë gjurmimi i anëtarëve të familjes së fëmijës nëse fëmija nuk është i shoqëruar nga një ose të dy prindërit e tij/saj dhe nëse gjurmimi vlerësohet se është në interesin më të mirë të fëmijës. Për të vlerësuar nëse gjurmimi i familjes është në interesin më të mirë të fëmijës, duhet të merren dhe të konsiderohen pikëpamjet e fëmijës, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij/saj. Konsiderata kryesore për të vlerësuar nëse duhet të fillojnë apo jo procedurat e gjurmimit të familjes duhet të jetë siguria e fëmijës.

RS18P2

Submitted by ferragi on

Pjesëmarrja në sistemin e arsimit duhet të sigurohet gjatë gjithë kohës së qëndrimit të fëmijës në shtetin pritës dhe aksesi për arsimin e mesëm nuk duhet të ndërpritet për shkakun e vetëm se fëmija ka arritur moshën madhore. 

RS18P1

Submitted by ferragi on

Fëmijëve që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare duhet t'u sigurohet në kohën e duhur akses për arsimim, me kushte të ngjashme si vetë shtetasit e shtetit pritës. Kjo mund të përfshijë ofrimin e kurseve përgatitore, përfshirë kurset e gjuhës nëse nevojiten për të lehtësuar aksesin dhe pjesëmarrjen e fëmijës në sistemin e arsimit.

RS17P1

Submitted by ferragi on

Sigurohuni që aplikantit t'i ofrohen masat mbështetëse të nevojshme, në varësi të nevojës së veçantë të tij/saj (psh përkthyes në gjuhën e shenjave, karrige me rrota).

RS16P2

Submitted by ferragi on

Siguroni akses ose referim tek shërbimet e përshtatshme të rehabilitimit dhe shërbimet e tjera mbështetëse relevante, në përputhje me praktikën kombëtare. (Neni 25 RCD i rishikuar)

RS16P1

Submitted by ferragi on

Një fëmije që ka qenë viktimë e ndonjë forme abuzimi, neglizhence, shfrytëzimi, torture ose trajtimi të egër, çnjerëzor dhe degradues ose që ka vuajtur nga konflikti i armatosur, duhet t'i sigurohet akses për shërbimet e rehabilitimit, kujdes i përshtatshëm për shëndetin mendor dhe këshillim (Neni 23(4) RCD i rishikuar). Bazuar në vlerësimin e thelluar të nevojave të fëmijës, zyrtari përgjegjës, duhet ta referojë fëmijën te shërbimet përkatëse të rehabilitimit, nëse kjo nevojitet.