Skip to main content

IC5P2

Submitted by ferragi on

Kultura, feja dhe besimet e një aplikanti mund të përcaktojnë mënyrën se si i kupton aplikanti rolet sociale dhe marrëdhëniet e pushtetit, se si e kupton, interpreton dhe e paraqet informacionin. Edhe faktorët e tjerë, si arsimimi, mosha, gjuha, gjinia apo statusi social dhe zakonet janë të rëndësishme në këtë aspekt. 

IC5P12

Submitted by ferragi on

Për shembull, në disa shoqëri, gratë nuk përfshihen dhe njoftohen se me çfarë merren burrat; ose mund të mos jenë mësuar që ta ndajnë informacionin privat me të huajt, veçanërisht ata të gjinisë tjetër. Këta faktorë duhet të merren parasysh kur vlerësohet besueshmëria.

IC5P11

Submitted by ferragi on

Në lidhje me çështjet e LGBTI, aplikanti mund të mos ketë deklaruar fillimisht që aplikimi i tij/saj kishte lidhje me orientimin e tij/saj gjinor ose identitetin gjinor. Kjo mund të vijë për shembull sepse ai/ajo vjen nga një kulturë ku këto tema janë tabu. Zyrtari përgjegjës duhet t'i marrë parasysh këta faktorë dhe ta shohë çështjen në raport me të gjitha provat dhe të marrë një vendim të arsyetuar. 

IC5P10

Submitted by ferragi on

Ndjenjat e turpit dhe të fajit mund të jenë gjithashtu pengesë që aplikanti të flasë rreth ngjarjes. Zyrtari përgjegjës nuk duhet të presë që aplikanti të ndajë hollësi rreth përvojës së dhunës, veçanërisht dhunës seksuale.

IC5P1

Submitted by ferragi on

Për të shqyrtuar besueshmërinë e provave që mbështesin faktet materiale, zyrtari përgjegjës duhet të marrë në konsideratë që rrethanat individuale dhe nevojat e veçanta të aplikantit mund të ndikojnë tek mënyra se si i paraqit ai/ajo provat. 

IC4P6

Submitted by ferragi on

Nëse mundet, një aplikante femër duhet të njoftohet për çdo ndihmë specifike shtesë që mund të disponohet për gratë.

IC4P5

Submitted by ferragi on

Këto grupe mund të synojnë që të ndihmojnë viktimat e trafikimit ose të çështjeve të ngjashme, si psh viktimat e dhunës me bazë gjinore.

IC4P4

Submitted by ferragi on

Zyrtari përgjegjës mund t'i ofrojë aplikantit informacion rreth kësaj ndihme që është në dispozicion.

IC4P3

Submitted by ferragi on

Zyrtari përgjegjës mund t'i ofrojë fëmijës dhe/ose përfaqësuesit informacion rreth kësaj ndihme që është në dispozicion.

IC4P2

Submitted by ferragi on

Zyrtari përgjegjës mund t'i ofrojë fëmijës dhe/ose të rriturit shoqërues informacion rreth kësaj ndihme që është në dispozicion.