Skip to main content

IC7P1

Submitted by ferragi on

Procedurat e kufirit dhe ato të shpejtuara nuk do të zbatohen, përveç rastit kur mund të ofrohet ndihmë e përshtatshme në lidhje me nevojat e veçanta të aplikantit, brenda këtyre procedurave (Neni 24(3) APD i rishikuar).

IC6P2

Submitted by ferragi on

Procedura e azilit duhet të vijojë në përputhje me praktikën kombëtare dhe mekanizmin kombëtar të referimit. Kjo do të thotë që duhet të akordohet një periudhë reflektimi, gjatë së cilës procedura e azilit mund të pezullohet ose që për shkak të saj mund të zgjatet.

IC5P9

Submitted by ferragi on

Trauma e shkaktuar nga dhuna e përjetuar nga aplikanti mund të ketë ndikim të madh për proceset e kujtesës dhe si rrjedhojë, tek aftësia që ka aplikanti për të risjellë në mendje informacione rreth ngjarjeve të kaluara. Deklaratat mund të mos kenë rend kohor dhe të jenë inkonsistente ose aplikanti mund të shmangë kujtimin e kësaj përvoje si mekanizëm për ta përballuar. Zyrtari përgjegjës duhet të jetë i vetëdijshëm për këta faktorë dhe t'i marrë parasysh për vlerësimin e besueshmërisë kur trajton kontradiktat e mundshme ose mungesën e hollësive.

IC5P8

Submitted by ferragi on

Çrregullimet mendore mund të ndikojnë në cilësinë dhe sasinë e informacionit që ka dëshirë dhe/ose të ofrojë aplikanti. Deklaratat mund të jenë me fragmente, jo koherente, të shkëputura nga rendi kohor, të pakontrolluara nga vullneti por të shkaktuara nga impulset sensore. Për shkak të disa çrregullimeve mendore, disa deklarata mund të shkëputen plotësisht nga realiteti. Kur vlerësoni besueshmërinë, nevojitet që të merrni parasysh këta faktorë.

IC5P7

Submitted by ferragi on

Vështirësitë për dhënien e deklaratave të qarta dhe koherente mund ta kenë burimin nga problemet mjekësore të aplikantit dhe varësitë përkatëse (psh marrja e mjekimeve të forta, varësia ndaj drogës ose alkoolit, etj).

IC5P6

Submitted by ferragi on

Në lidhje me trafikimin dhe veçanërisht kur personi ka qenë pre e dhunës si masë kontrolli ose si pjesë e shfrytëzimit, përfshirë dhunën seksuale, personi mund të ketë vështirësi për të risjellë disa ngjarje ose rendin kohor të ngjarjeve. Në lidhje me trafikimin dhe veçanërisht kur personi ka qenë pre e dhunës si masë kontrolli ose si pjesë e shfrytëzimit, përfshirë dhunën seksuale, personi mund të ketë vështirësi për të risjellë disa ngjarje ose rendin kohor të ngjarjeve.

IC5P5

Submitted by ferragi on

Në disa situata, shtatzania mund të ndikojë tek deklaratat që paraqet aplikantja.  Për shembull, situatat rreth ngjizjes mund të përbëjnë një pjesë të aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare ose deklaratat e aplikantes mund të ngrenë probleme besueshmërie, që mund të shpjegohen nga rrethanat e saj individuale (prejardhja kulturore dhe sociale, etj). Në këto raste mund të nevojiten më shumë pyetje delikate.  

IC5P3

Submitted by ferragi on

Faktori i moshës është thelbësor për t'u marrë në konsideratë kur vlerësoni besueshmërinë, në rastin e një fëmije. Deklaratat e një fëmije mund të jenë inkonsistente, të përfshijnë shprehje dhe deklarata të paqarta, që janë dëgjuar nga të rriturit. Mosha është një faktor i rëndësishëm, si për kohën e ngjarjes që ka përjetuar fëmija, ashtu dhe për kohën e dhënies së provave (deklaratave).