IC3P12
Nëse aplikanti nuk ka përfituar më parë nga kjo ndihmë e veçantë, siguroni aksesin ose referimin tek shërbimet e posaçme të rehabilitimit dhe tek shërbimet e tjera mbështetëse relevante, në përputhje me praktikën kombëtare.
Nëse aplikanti nuk ka përfituar më parë nga kjo ndihmë e veçantë, siguroni aksesin ose referimin tek shërbimet e posaçme të rehabilitimit dhe tek shërbimet e tjera mbështetëse relevante, në përputhje me praktikën kombëtare.
Shërbimet mbështetëse mund të disponohen për personat me çrregullime mendore, në përputhje me praktikën kombëtare. Këto mund të ofrohen për shembull, nëpërmjet punonjësve të specializuar të shëndetit mendor dhe/ose në bashkëpunim me shërbimet e specializuara të jashtme të shëndetit (mendor).
Shërbimet mund të disponohen për personat me sëmundje të rënda, në përputhje me praktikën kombëtare. Këto mund të ofrohen për shembull nga spitale, qendra shëndetësore, qendra mjekësore rajonale, farmaci, njësi të specializuara dhe përveç ndihmës mjekësore, mund të përfshijnë ndihmën psikologjike dhe trajtimin, etj.
Nëse aplikantja nuk ka qenë më parë në kujdesin e shërbimeve mjekësore, ajo duhet të njoftohet ose t'i referohet kujdesit përpara lindjes, në përputhje me praktikën kombëtare.
Shtetet Anëtare do të ofrojnë ndihmën e nevojshme mjekësore ose ndihmë tjetër për aplikantët me nevoja të veçanta pranimi, përfshi kujdesin e shëndetit mendor nëse nevojitet (Neni 19(2) RCD i rishikuar).
Nëse aplikantit i nevojitet më shumë ndihmë me procedurat përkatëse, për shkak të nevojave të veçanta të tij/saj, zyrtari përgjegjës duhet të sigurohet që ofrohet kjo ndihmë.
Mbani parasysh parimin e konfidencialitetit.
Aktorët e tjerë që përfshihen në procesin e azilit duhet të njoftohen për treguesit përkatës ose nevojat e veçanta të identifikuara, në mënyrë që t'i marrin parasysh në aspektin e sigurimit që janë dhënë garancitë e veçanta procedurale gjatë procedurës së azilit.
Grupet e interesit përgjegjëse për pranimin dhe akomodimin e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare dhe ata përgjegjës për vlerësimin dhe veprimin sipas nevojave të tyre duhet të marrin informacion rreth çdo treguesi të nevojave të veçanta, në mënyrë që të sigurohen që nevojat e tyre po plotësohen.
Në përputhje me praktikën kombëtare, këta tregues duhet të regjistrohen dhe t'u komunikohen grupeve të tjera përkatëse të interesit.