Skip to main content

IC10P1

Submitted by ferragi on

Regjistrimi i treguesve është i rëndësishëm për t'u siguruar që nevojat e veçanta janë plotësuar gjatë gjithë procedurës, si në lidhje me ndihmën e pranimit, ashtu dhe me garancitë procedurale. Në këtë fazë, zyrtari përgjegjës duhet të jetë në gjendje të mbledhë evidencën dhe të regjistrojë treguesit e nevojave të veçanta të ndryshme.

IB9P6

Submitted by ferragi on

Për të vlerësuar nëse gjurmimi i familjes është në interesin më të mirë të fëmijëve, duhet të merren dhe të konsiderohen pikëpamjet e fëmijëve, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tyre. Konsiderata kryesore për të vlerësuar nëse duhet të fillojnë apo jo procedurat e gjurmimit të familjes duhet të jetë siguria e fëmijës. 

IB9P5

Submitted by ferragi on

Zyrtari përgjegjës duhet t'i kërkojë fëmijës në një mënyrë të përshtatshme për të, që të japë informacion të vlefshëm për familjen e tij/saj. Qëllimi dhe procesi i gjurmimit të familjes duhet t'i shpjegohet fëmijës dhe fëmija duhet të jetë i lirë që të shprehë pikëpamjet e tij/saj për këtë çështje.

IB9P4

Submitted by ferragi on

Shtetet Anëtare do të fillojnë të gjurmojnë anëtarët e familjes së të miturit të pashoqëruar atëherë kur nevojitet, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare ose të tjera të ngjashme sa më shpejt që të mundet pasi të bëhet aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare, ndërkohë që mbron interesat e tij/saj më të mira.

IB9P2

Submitted by ferragi on

Gjurmimi i anëtarëve të familjes së fëmijës duhet të fillojë/vazhdojë nëse fëmija nuk është i shoqëruar nga një ose të dy prindërit e tij/saj dhe nëse gjurmimi vlerësohet të jetë në interesin më të mirë të fëmijës. 

IB9P1

Submitted by ferragi on

Nëse mundet, duhet të fillohet/vazhdohet gjurmimi i anëtarëve të familjes së fëmijës. 

IB8P1

Submitted by ferragi on

Meqenëse vetë fëmijët janë delikatë si natyrë, është shumë e rëndësishme që zyrtari përgjegjës të jetë veçanërisht i kujdesshëm për çdo tregues shtesë të nevojave të veçanta.

IB7P6

Submitted by ferragi on

Në shumicën e rasteve, roli i personit ndihmës do të jetë i kufizuar në ofrimin e mbështetjes morale për aplikantin.

IB7P5

Submitted by ferragi on

Në rastin e një aplikanti me paaftësi intelektuale, zyrtari përgjegjës duhet të sigurohet që përfaqësuesi është i pranishëm, nëse zbatohet në përputhje me praktikën kombëtare; dhe që ai/ajo vepron në përputhje me rolin e tij/saj dhe në interesin më të mirë të aplikantit.